75 Mall Live Search
16:13 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / S Z

Këshilli Studentor në Fakultetin e Mjekësisë i nisin kërkesë urgjente Kurtit dhe ministrive

Sot, Kryetari i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Besfort R. Racaj, së bashku me ekipin e tij, ka marrë një vendim të rëndësishëm në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të studentëve të mjekësisë dhe doktorëve të rinj.

Duke qenë vazhdimisht në shërbim të interesave të studentëve dhe pas vlerësimit se disa kërkesa janë urgjente dhe nuk mund të shtyhen më, Këshilli Studentor ka vendosur që ato t’i adresojë në instancat më të larta shtetërore.

Disa nga kërkesat e tyre janë renovimi i Bibliotekës së Fakultetit të Mjekësisë, Renovimi I të gjitha hapësirave infrastruktorore ku zhvillohet procesi mësimor FM,  pagesa e stazhit për studentët e Fakultetit të Mjekësisë pas diplomimit, ulja e kriterit për bursen elitare për studentët nga 9.0 në 8.4 dhe ndryshimi i Udhëzimit administraitv nr 01/2023, hapja e mundësive për specializime në përputhje me numrin e studentëve të diplomuar dhe atyre të regjistruar në Fakultetine  mjekësisë.

Kërkesat janë dërguar sot përmes email-it në:

  • Zyrën e Kryeministrit
  • Ministrinë e Financave
  • Ministrinë e Shëndetësisë
  • Ministrinë e Arsimit
  • Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ndërkohë, nesër ato do të dorëzohen edhe fizikisht në këto institucione.

Afati për shqyrtimin dhe adresimin e kërkesave është deri më 15 shkurt, datë kur fillon semestri veror.

Në rast se deri atëherë nuk ka përgjigje dhe veprime konkrete, Këshilli Studentor paralajmëron se nga kjo datë do të fillojë bojkotimi i procesit mësimor nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Në fund, Kryetari Racaj ka kërkuar përkrahjen e shoqërisë, kolegëve dhe të gjithë atyre që besojnë se studentët meritojnë trajtim të drejtë dhe me respekt.

“Ky nuk është veprim i nxituar, por një hap i menduar mirë, për dinjitetin, të drejtat dhe të ardhmen tonë. Ne do të qëndrojmë fuqishëm pas këtyre kërkesave deri në realizimin e tyre.Kërkoj përkrahjen e shoqërisë sime, të kolegëve dhe të gjithë atyre që besojnë se studentët meritojnë të trajtohen me respekt. Bashkarisht për interesa të përbashkëta.Ne jemi vlerë. Zëri ynë ka peshë. Dhe është koha që të dëgjohet ” thuhet në deklaratë.