Këshilltarët e kancelares Merkel pritet të arrijnë sot në Kosovë
Sot në Kosovë pritet të vijnë në një vizitë dy këshilltarë të kancelares gjermane, Angela Merkel.
Në Kosovë të shtunën solli mesazhe edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.
Hale po ashtu theksoi se përkrahja e SHBA-së është e palëkundshme. Duke folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë, Hale tha se në bosht të saj duhet të jetë njohja e ndërsjellë./Indeksonline/