75 Mall Live Search
12:04 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këshilltarët e Macron dhe Merkel takim me Haradinajn,Veselin, dhe udhëheqësit e delegacionit

Zyrtarët e Francës dhe Gjermanisë po qëndrojnë në Kosovë për t’u takuar me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës për të biseduar në lidhje me takimin e Parisit që është paralajmëruar më 1 korrik.

Këshilltarët e  presidentit të Francës Emanuel Macron dhe i kancelares gjermane Angela Merkel  më herët janë takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ndërsa tani kanë filluar një takim të përbashkët me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe dy bashkë kryesuesit e delegacionit shtetëror Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.