75 Mall Live Search
13:53 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Këshilltarët e Merkelit shihen në oborrin e Qeverisë së Kosovës

Kanë arritur në Kosovë dy këshilltarët e  kancelares gjermane, Angela Merkel.

Dy këshilltarët janë parë në oborrin e Qeverisë së Kosovës teksa janë pritur nga Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj.

Ndryshe dy gjermanët pritet që pas kësaj vizite në Kosovë, të vizitojnë edhe Serbinë, për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar  Vuçiq./Indeksonline/