09:17 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Këshilltari i Avdullah Hotit e propozon për kryetar të partisë Faton Bislimin

Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Shpëtim Hajdaraj, e ka propozuar për kryetar të partiesë deputetin e LDK-së, Faton Bislimin.

Hajdaraj e ka vlerësuar si një person me potencial i madh, Madje thotë se ai duhet të jetë një nga kandidatët për kryetar të LDK-së, shkruan IndeksOnline.

“Qe ku e kemi një potencial të madh dhe që do duhej të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së. Për ngritjen e NIVELIT ( të mendimit e veprimit politik) brenda LDK-së , personalisht jam shumë dashamirës që të ndodhë. Pastaj fitofshin idetë ma të mira të prezentuara nga kandidatët-et brenda një gare fer e demokratike”, tha ai./IndeksOnline/