Këshilltari i Behgjet Pacollit: Ditët në vijim do kërkojmë sqarim për deklaratat e Erdoganit
Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar sa i përket deklaratës së presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Sipas tij, në ditët në vijim, Ministria e Punëve të Jashtme do të kërkojë sqarim për arsyet e deklaratave të bëra nga Erdogan, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i tij:
Turqia është vend mik i Kosovës, vend që e ka mbështetur dhe e mbështet Kosovën në vazhdimësi.
Nëpërmjet kanaleve diplomatike në ditët në vijim do të sqarojmë arsyet e deklaratave të bëra nga presidenti Erdogan, në pajtim me marrëdhëniet e mira që kemi si dy shtete dhe të parimeve të barazisë së shteteve sovrane dhe mos-përzierjes në punët e brendshme.
Ne jemi të përkushtuar të kultivojmë marrëdhëniet ndërshtetërore me të gjithë partnerët ndërkombëtare dhe me Turqinë mike.
Dihet fare mire se Kosova është e hapur për bashkëpunim dhe dialog me Turqinë në secilën fushë, pa pasur nevojë për interferim në punët e brendshme.
Kosova ka institucionet e veta dhe ato udhëhiqen me përgjegjësi dhe respekt nga udhëheqësit e zgjedhur me votën e popullit.