16:33 / E Enjte, 04 Maj 2023 / A. M.

Këshilltari i Bislimit: Shkarkimi i Ekipit menaxhues nuk bie në kundërshtim me marrëveshjen

Bashkimi Evropian ka thënë se lirimi nga detyra i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit është në kundërshtim me marrëveshjen për dialogun.

Lidhur me këtë ka reaguar këshilltari i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij ën Facebook, ka shkruar se shkarkimi i ekipit menaxhues për draft-statutin e Asociacionit nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.

Postimi i tij i plotë:

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ekipin menaxhues, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.

Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës.

Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si përshëmbull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes.

Ekipi Menaxhues e ka patur vetëm një mision apo detyrë, i cili ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit. Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik.