21:48 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këshilltari i Haradinajt-Bulliqit: Urime, puna jote nuk shkoj huq 

Këshilltari politik në Zyrën e Kryeministrit, Gazmend Syla pas arritjes së marrëveshjes së re për demarkacionin, ka uruar gjeografin Shpejtim Bulliqin për punën e tij për demarkacionin që nuk i ka shkuar huq, por është pjesë e ligjit.

Tutje, Syla ka thënë se do të rrugëtojnë bashkë derisa guri i kufirit të mbetet në Kullë e Çakorr, e jo si menduan ‘tradhtarët’, transmeton Indeksonline.

“Prof. Shpejtim Bulliqi URIME, puna juaj dhe e kolegëve tu nuk shkoj huq, do të jenë pjesë e ligjit për demarkacionin me Malin e Zi, andaj rrugëtojm bashkë deri sa guri i kufirit do të mbetet në Kullë e Çakorr e jo si menduan tradhtarët” ka shkruar ai./Indeksonline/