75 Mall Live Search
21:14 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Këshilltari i Haradinajt, taksa: S’mundemi gjithë t’i nënshtrohemi kërkesave ndërkombëtare

Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se jo medoemos duhet që Republika e Kosovës të dëgjojë ndërkombëtarët për rastin e heqjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas Belegut, kjo taksë e ka dëmtuar shumë Serbinë sepse përmes gjitha mënyrave ky shtet u mundua që të loboj për largimin e kësaj takse e deri të kushtëzimi për dialog.

“Por, kjo, nuk është hera e parë e kësaj politike. Në një mënyrë ju kemi nënshtru kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare.  Mbrojtja e interesave tona nuk do të thotë që do të jetë çdo herë në vijë të partnerëve ndërkombëtarë. Natyrisht se kjo është kërkesë e shteti amerikan dhe nuk është që Qeveria është “shurdhe”, por deri këtë moment vlerësojmë se kjo është mënyra e vetme që Serbia të detyrohet për përfundimin e dialogut me Kosovën. Ajo carë mendojë se pas SHBA-së dhe Evropës është se Kosova dëshiron ta stagnojë dialogun, por kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ai për T7.

Belegu theksoi se taksa është mënyra më e mirë që Serbia të ulet dhe me neve dhe të bisedojë.   

“Unë s’po them që duhet të kundërshtojmë SHBA-në. Por, me forcën e argumenteve mund të dëshmojmë se Serbia duhet të futet në biseda”, është shprehur ai.