75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Këshilltari i ish presidentit Thaçi, Albulena Haxhiut: Këta të Vetëvendosjes kanë prekur zonat më të errëta të idiotizmit

Deklarata e saj, sipas këshilltarit të ish presidentit Thaci, Adil Behramaj, dëshmojnë se Vetëvendosje i kanë prekur zonat më të errëta të idiotizmit.

“Albulena Haxhiu mbrëmë na qenka shfaqur si eksperte e tendencave, duke thënë se “ka pas tendencë nga Thaçi që ta shpëtojë vetën dhe t’i çojë të tjerët në Hagë”.

Deri sa nuk turpërohen për këto deklarata të krisura dhe me pafytyrësi i përsërisin edhe pasi ai veç është tashmë në Hagë, krejt treguesit e tendencës dëshmojnë se këta të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit!:, ka shkruar Behramaj.