75 Mall Live Search
22:55 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Këshilltari i Kurtit sot me deklarata skandaloze për UÇK-në, para disa ditësh kinse ‘nderoi’ dëshmorët e Makocit!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti para pesë ditësh ka ‘nderuar’ dëshmoret e Makocit bashkë me këshilltarin e tij Shkelzen Gashi.

‘Nderime’ përkrahë shefit të qeverisë në detyrë sa për sy e faqe duket të ketë bërë edhe Gashi, i cili akuzon UÇK-në të ketë bërë krime.

 “Ku unë them që Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, ai e ka publikuar një raport, ku flitet për krimet që pjesëtarët e UÇK-së i kanë kryer ndaj civilëve të pafajshëm.Dyshohet sepse njerëzit janë të vramë, i kemi gati 1000 serb civilë të pafajshëm që janë vrarë, shumicën dërmuese i kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së, se s’kanë mujt me qenë pjesëtar të shoqërisë kulturo-artistike “Hajdar Dushi”, ka thënë ai./Indeksonline/