22:58 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Këshilltari i Limajt: Marrëveshja me SBASHK-un do duhej të prezantohej në selinë e PDK-së!

Në zyrën e kryeparlamentarit, Kadri Veseli sot u arrit marrëveshja me sindikalistët e SBASHK-ut që të ndërpritet greva e mësimdhënësve.

I pranishëm aty ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Mirëpo, duket se kjo marrëveshje nuk i ka pelqyer partnerit më të vogël të koalcionit qeveritar, Nismës Socialdemokrate.

Këshilltari i Fatmir Limajt, Leotrim Berisha thotë se “vendi më i natyrshëm ku do duhej të prezantohej “marrëveshja”, me SBASHK-un, do të ishte në selinë e PDK-së”.

“Sot u dëshmua se kush ishte orekestrues i grevës trijavore. Sigurisht edhe për Rrahman Jasharajn do të ishte ambient i njofshëm për të. Një natë më parë ai paralajmëroi se mësimi mund të humbë krejt vitin, e kur mori urdhër nga nxitësit e grevës njoftoi se po bën kompromis për hir të nxënësve”, ka shkruar Berisha.