75 Mall Live Search
13:53 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Këshilltari i ministrit Selimi, që u lirua sot nga detyra, thotë se po gjykohet për hesape politike

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka liruar nga detyra këshilltarin e tij politik, Enis Qerka. Pasi emri i këtij të fundit u lakua në media, ngase ai në vitin 2008 ishte arrestuar si i dyshuar për kontrabandim me drogë, transmeton Indeksonline.

Pas statusit njoftues të ministrit Selimi, edhe vetë Qerka ka shkruar disa fjali në rrjetin social Facebook.

Ai krejt këtë e ka quajtur si gjykim publik, dërisa ka thënë se në secilin rast do ta ndjekë rrugën ligjore.

Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:

Gjykim publik

E tmerrshme se si u sulen me akuza e gjykime media e individ të partive politike ndaj meje për një rast për të cilin të gjithe janë në dijeni se nuk kam qenë i perfshire dhe ka një vendim të drejtesisë.

E frikshme kur edhe ne rastet kur organi i drejtesise e deshmon pafajesine mediat e njerez te papergjegjshem ne kete vend ta bejn gjykimin publik.

Secilin rast do ta ndjek ne rruge ligjore.

Une, familja ime dhe te gjithe e dine se nga dita pare ky rast eshte shfrytezuar me tendence per hesape politike.

.