75 Mall Live Search
07:17 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Këshilltari i ministrit të Financave flet për mbledhjen e Qeverisë: Nuk shqyrtohet buxheti i vitit 2020

Sot është paraparë të mbahet mbledhja e qeverisë në detyrë, por jo për draft-ligjin për buxhetin e vitit 2020, por për shqyrtimin e vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore në pajtim me ligjin.

Kështu ka thënë këshilltari i ministrit në detyrë të Financave, Lulëzim Rafuna.

Ai theksoi se si çdo vit edhe sivjet kërkohet të shqyrtohet ky vendim.

“Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë nuk është çështja e buxhetit 2020, por shqyrtimi i vendimit për kursime dhe ndarja buxhetore të organizatave buxhetore në pajtim me nenin 15 ligjit të buxhetit për vitin 2019”, tha Rafuna.

Ndryshe, afati ligjor për procedim të buxhetit 2020 ka qenë data 31 tetor.