Këshilltari i ministrit të MTI-së, Arian Krasniqi godet ashpër deputetin Zeka
Akuzat në drejtim të deputetit Milaim Zeka nuk kanë të ndalur. Tani është Arian Krasniqi, këshilltari i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i cili ka goditur ashpër deputetin i cili ka fituar mandatin në krah të Nismas Socialdemokrate.
Sipas Krasniqit, deputeti Zeka në kohën sa ka qenë këshilltar i ish Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, ka shfrytëzuar autoritetin e vet, dhe kundërligjshëm duke shpërfillur Ligjin për Konflikt Interesi ka arritur që ta lëshoj me qira shtëpinë në të cilën ai ka pretenduar që është e tija.
Statusi i Krasniqit, pa ndërhyrje:
E luan rolin e Dinosaurit por e ben jeten e zvarranikut.
Milaim Zeka ne kohen sa ka qene keshilltar i ish Ministrit te Tregtise dhe Industrise z. Bujar Dugolli, ka shfrytezuar autoritetin e vet, dhe kunderligjshem duke shperfillur Ligjin per Konflikt Interesi ka arritur qe ta leshoj me qira shtepine ne te cilen ai ka pretenduar qe eshte e tija. Pra ate kohe shtepine ia ka leshuar APIK’ut (tash KIESA) me qira duke perfituar nga pozicioni i tij. E qe ne fakt shtepia ne te cilen ai e ka derguar kete Agjencion ka qene ne emer te nje serbi, kjo i bie qe pala e trete ka perfituar nga presioni i tij, pra shkelje te dyfisht. Duke qene i tille ai del zhveshur dyftyresh ose i paftyre.
Tendeca e tij qe t’i jep kahje krejt negative subjektit NismaSocialdemokrate, e ben ate te tregoj brymosjen dhe veprimtarine e tij prej nje shantazhuesi, spiuni dhe si rrjedhoje te nje baloshi tipik politik e mediatik. Meqe, trokitjet ne krejt dyert e subjekteve tjera politike, nuk i ofruan strofull, krejt natyrshem duke e parakualifikuar si te papershtatshem ne organizatat e tyre. E NismaSocialdemokrate perkunder krejt bindjeve e qendrimeve te kunderta qe Milaim Zeka ka karrshi nesh, tregoj zemergjeresi qe ai te futej brenda listes tone. Ne keto rrethana ai se paku do duhej qe njeren ftyre ta mbante per vehte e jo ta synonte se shituri qe me shpifje te goditet zemergjersia e treguar me te. Jo qe pritet ky veprim nga ai, por do duhej qe se paku ta frenonte veten e mos te qprallohej ne kete deregje. E per te qene krejt paradoksale, ai keto shpifja i thote pikerisht ne kohen kur po perballet me gjyqin per mashtrimin me viza te mbi 900 hallegjinjeve te vendit tone, natyrshem duke u shperfaqur eskpert i krijimit te byrove per mashtrim. Hipokrizia e tij fyen kufijt e cdo niveli te intelegjences.
Dinosauri i rrjeteve sociale e zvarraniku i jetes reale, po synon te rreshqet ne nje tjeter teren, provuar e ushtruar kudo ne targetet e tij te mundshme por tashme tejet te kufizuara, te mbetura vetem brenda llojit. Ne fakt po deshiron qe me kete “devotshmeri” te te deshmuarit e vepruarit, ta fut trupin atje ku e ka edhe koken.
Reagimi i Krasniqit ka ardhur pas atij të Zekës që kishtë bërë dje rreth punsimeve të Nismës.
Më poshtë statusi i Zekës, pa ndërhyrje:
Rreth punesimeve te NISMES
Qysh ne fillim, fill pas perfundimit te zgjedhjeve, u formu nje Zyre punesimi, ku shef i kesaje zyre i zgjodhe Jakup Krasniqi. Çdo CV per punesim do te kalonte neper kete zyre te Byros Politike, tamam sikurse ne kohen e shokut Enver.
Kishte edhe raste te perjashtimit te punetoreve teper te sukseshem, siç ishte rasti me Dhuraten, bash vajza e dajes te ish ministrit Bajram Hasani. Babai i Dhurates ishte aktivisti me i njohur i Nismes per Gjilan, ama kjo nuk kishte rendesi. Me rendesi ishte qe Jakupi, Bilalli, Fatmiri dhe Endriti t’i rehatonin njerezit e tyre permes listave te punesimit.
Krejte kjo ishte semundeja nxhitese nga PDK-ja, po doren ne zemer, partia nane e Kadri Veselit puneson aktivist te partise, ndersa keta vetem familjar. Keshtu kane bere edhe ne zyren e Avokatit te Popullit, edhe ne Vala e PTK. Njehere i premtuan Gjevdet Smakiqit per nje post, pastaj e derguan nje aktivist nga Nisma e Skenderajte, njeri i paditur deri te Zoti per ate poste ku e kane derguar.
A mbahet Partia me aktivist te cilet kane vrapu 24 ore, a shperblimin ua bene familjareve te tu? Kjo ndodhe vetem tek ne…