Këshilltari i Pacollit: Irinej vizitoi Assadin, i cili ka duart plotë gjak nga krimet e bëra!
Sot, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ka zhvilluar një vizitë në Siri ku dhe është takuar me të parin e këtij shteti, Bashar Al Assad.
Lidhur me këtë takim ka reaguar Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli, shkruan Indeksonline.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Ja pamja e shpirtit të udhëheqësisë së shtetit serb!
Sot, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej, vizitoi
Sirinë dhe krye kriminelin e saj Bashar Al Assad, i cili ka duart plot gjak nga
krimet e tij të luftës.
E njëjta Kishë serbe është qe bekoi krimet e Millosheviçit, Karaxhiç dhe
Mlladiç në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë dhe e njejta Kishë serbe që e ka mbajtur
të burgosur shoqërinë serbe në një botë paralele.
Kisha ortodokse serbe, që udhëhiqet nga frymëzues të ksenofobisë, shfaqi
përsëri fytyrën e saj të vërtetë, qe jep mbështetje për kriminelët e luftës dhe
nuk ka të bëjë fare me fenë.
Kjo Kishë e cila vetem institucion fetar nuk është, duhet të kërkojë falje tek
Kosova, Kroacia dhe Bosnja qe të çlirohet dhe pastrohet nga mekatet e saj
historike.
Tani për tani, e ka mision vetëm spiritualitetin e kriminelëve të luftës.