Këshilltari i Pacollit me billbord: Shërim të shpejtë, President! Të kemi në mendje

Naim Museli, këshilltar i ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit, sot ka vendosur një billbord në skaj rruge në Sllatinë, duke i uruar shëndet të shpejtë presidentit të SHBA-vë, Donald Trump.
Trump së bashku me gruan e tij, të premtën ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan IndeksOnline.
Për këtë, nga Kosova përmirësimi i gjendjes shëndetësore të Presidentit Trump po i urohet edhe përmes billbordeve.
Një i tillë është vendosur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, në magjistralen që lidhë Prishtinën me Pejën.
“Shërim të shpejtë, President! Të kemi në mendje”, shkruan në billbordin e vënë me portretin e presidentit amerikan, ku në prapavijë janë vendosur flamuri i Kosovës dhe ai i SHBA-së./IndeksOnline/