Këshilltari i Pacollit: Qytetarët me padurim po presin një qeveri të re, AKR nuk është në bisedime me asnjë parti politike.

Aleanca Kosova e Re nuk është në bisedime me asnjë parti të re në lidhje me zgjedhjet e reja, ka thënë këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, Naim Murseli.
Nëpëmjet një postimi në Facebook, Murseli e quajti të vonuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai u shpreh se AKR-ja zgjodhi të mos hynte në Qeverinë aktuale, për dallim nga AAK-ja dhe Nisma.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është i drejtë, por i vonuar. Ishte mirë që AKR-ja zgjodhi të mos bashkohej me këtë Qeveri, për dallim nga AAK-ja dhe Nisma. Siç jemi deklaruar edhe më parë, qytetarët e vendit po presin me padurim një Qeveri të re dhe ky vullnet duhet respektuar. AKR-ja nuk është në bisedime me asnjë parti lidhur me zgjedhjet e reja”, shkruan Murseli.