15:21 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Këshilltari i Pacollit: Sfida kryesore në politikën e jashtme të Kosovës do të jetë mini-shengeni

Në muajt e ardhshëm sfida kryesore për politikën e jashtme të Kosovës do të jetë qasja që Kosova do të ketë ndaj mini-Shengenit.

Kështu ka thënë këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, përmes një statusi në Facebook.

Ai ka thënë se kjo do të jetë një nga çështjet që do ta konfrontojë Kosovën përsëri me partnerët e saj ndërkombëtarë.

“Partitë dhe komentuesit politikë janë mbërthyer në një pozicion populist, duke injoruar zhvillimet gjeopolitike në rajon dhe interesat e aleatëve të Kosovës.

Ne nuk mund ta luftojmë Serbinë vetëm dhe nuk mund të luftojmë kundër interesave të partnerëve tanë që shohin rajonin të distancuar nga Rusia dhe Kina”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: