75 Mall Live Search
16:37 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Zymberaj: S’ka asnjë pakënaqësi me LDK-në: Ka harmomi për fitore!

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, AKR do të jetë pjesë e listës së LDK-së, pas një koalicioni që të dyja palët arritën.

Më herët u raportua se partia e udhëhequr me Behgjet Pacollin pati pakënaqësi për shkak të renditjes së kandidatëve të tyre në listën për deputetë.

Por, kjo u mohua nga ana e Jetlir Zymberajt, kandidat për deputet nga AKR-ja që mbanë numrin 44.

Ai ka shkruar në Facebook se s’ka asnjë pakënaqësi dhe madje ka edhe frymë e harmoni bashkëpunuese.

“Nuk ka kurrfarë pakënaqësish dhe probleme në raportin LDK-AKR. Përkundrazi, ekziston harmoni dhe frymë bashkëpunuese për fitoren e 14 shkurtit”, shkruan Zymberaj.

Në anën tjetër burime të IndeksOnline mësojnë se Flamur Sefaj nga AKR-ja do ta mbajë numrin 55 në listën që garon bashkë me LDK-së, teksa Islam Pacolli do ta ketë numrin 22 në renditje.

Kujtojmë që i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli garon me numrin 5, pas Agim Veliut./Indeksonline