75 Mall Live Search
19:34 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / LB

Këshilltari i Presidentes Osmani: Së shpejti shqiptarët e Luginës mund ta marrin nënshtetësinë e Kosovës

Artan Murati, këshilltar i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se së shpejti shqiptarët e Luginës së Preshevës do të mund ta marrin nënshtetësinë e Kosovës.

Murati tha se Qeveria e Kosovës në ditët e fundit të vitit që lamë pas, ka miratuar një koncept-dokument për Shtetësinë, prej të cilit do të dalë Ligji i ri për Shtetësinë.

Ai tha se kushti i vetëm që do të duhet ta plotësojnë shqiptarët që jetojnë në Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc, është qëndrimi në Kosovë për pesë vjet.

Këshilltari i presidentes Osmani theksoi se shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë.