75 Mall Live Search
17:07 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare del pozitiv për Covid-19

Këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kombëtare Robert O’Brien testoi pozitiv për Covid-19, por nuk ka asnjë rrezik të ekspozimit ndaj Trumpit ose Zëvendëspresidentit Mike Pence, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, Robert O’Brien ka testuar pozitiv për koronavirusin, duke e bërë atë një zyrtar të rangut më të lartë për të provuar pozitiv deri më tani, transmeton Indeksonline.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi që O’Brien ka simptoma të buta dhe “ka qenë duke u izoluar dhe duke punuar nga një vend i sigurt”, duke shtuar se: “Nuk ka rrezik të ekspozimit ndaj Presidentit ose Zëvendëspresidentit” dhe se “puna e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vazhdon pandërprerë”.

Personeli i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe të gjithë ata që kanë kontakt të ngushtë me presidentin dhe nënkryetarin, testohen çdo ditë për virusin./Indeksonline/