75 Mall Live Search
14:28 / E Hënë, 21 Mars 2022 / MSH

Këshilltari i Zelenskyt: Rusia nuk është serioze për paqe

Rusia nuk është serioze për bisedimet e paqes.

Kështu ka deklaruar për BBC këshilltari i presidentit ukrainas Zelensky.

Alexander Rodnyansky thotë se bisedimet synojnë të “fusin në kurth Perëndimin që të mendojë se sanksionet e mëtejshme nuk janë të nevojshme”.

“Ata i kanë përdorur këto bisedime si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga ajo që po ndodh në fushën e betejës”, ka shtuar ai.

Rodnyansky ka kritikuar forcat ruse për mos bindje për paqe.

“Ju nuk kërkoni paqe dhe bombardoni qytete në një shkallë të gjerë në të njëjtën kohë.”