75 Mall Live Search
09:07 / E Premte, 29 Prill 2022 / B O

Këshilltari i Zelenskyt thotë se Putin do të sulmojë edhe shtetet tjera të NATO-s!

Këshilltari presidencial i Ukrainës Serhiy Leshchenko ka paralajmëruar se Putin nuk do të ndalë agresionin vetëm në Ukrainë.

Sipas tij, presidenti rus do të sulmojë edhe vendet e tjera të NATO-s.

“Putini do të sulmojë edhe vendet e NATO-s. Thjesht për të treguar se institucionet globale janë të dobëta. Putin jo vetëm që dëshiron të fshijë Ukrainën nga harta, por gjithashtu dëshiron të shkatërrojë rendin global. Shtetet fqinje të Rusisë duhet ta kenë një paralajmërim të qartë për këtë” ka thënë ai.

Leshchenko ka thënë se Ukraina ka gatishmëri për të diskutuar një status special për Krimenë, të aneksuar nga Rusia në 2014, dhe zonat e pushtuara para luftës.

“Megjithatë, zonat që janë pushtuar këtë vit janë të panegociushme” ka thënë ai./Indeksonline/