Këshilltari i Zelenskyt: Ukraina ka nevojë për ndihmë nga jashtë

Një këshilltar i presidentit ukrainas thotë se duhet të krijohen “korridore humanitare” në pjesët e pushtuara të vendit për të lejuar arritjen e ndihmave humanitare nga organizatat ndërkombëtare.
Mykhailo Podolyak gjithashtu akuzon forcat ruse se kanë lejuar zonat ukrainase, që tashmë janë nën kontrollin e tyre të bëhen “vende plaçkitjesh, grabitjesh, vrasjesh”.
“Fshatrat dhe qytetet ku janë vendosur kolonat e trupave ruse janë kthyer menjëherë në vende të plaçkitjeve, grabitjeve, vrasjeve. Ne kemi nevojë për korridore humanitare – ushqim, ilaçe, ambulancë, evakuim. Ne kemi nevojë për ndihmën aktive të organizatave ndërkombëtare, përfshirë #OSBE-në. Mjaft folët”, ka shkruar ai./Indeksonline/
The villages & towns where Russian troops’ columns are stationed immediately turn into places of looting, robbery, murder. We need humanitarian corridors – food, medicine, ambulance, evacuation. We need active help of international organizations, including #OSCE. Enough talking
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 3, 2022