Këshilltari i Zelenskyt: Ukraina nuk do të heqë dorë nga pozicionet e saj!

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës janë duke vazhduar në takime të vazhdueshme online.
Sipas këshilltarit të presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, janë krijuar disa nëngrupe bisedimesh, të cilët janë duke qëndruar pas kërkesave primare të Ukrainës.
Ai më herët deklaroi se Rusia nuk është duke vendosur ultimatume, por është e obliguar të dëgjojë kërkesat e palës ukrainase, transmeton Indeksonline.
“Për të qartësuar. Në negociata, Federata Ruse nuk vendos ultimatume, por dëgjon me kujdes propozimet tona. Ukraina nuk do të heqë dorë nga asnjë nga pozicionet. Kërkesat tona janë përfundimi i luftës dhe tërheqja e trupave të FR-së. Unë shoh mirëkuptim dhe ka një dialog” ka shkruar ai në Twitter.
Pavarësisht bisedimeve, Rusia nuk është duke ndaluar sulmet e saj kundrejt Ukrainës.
Mëngjesi i sotëm për ukrainasit ka dfilluar me shumë granatime dhe sulme ajrore në disa rajone të vendit.