Këshilltari i zv/kryeministrit kërkon bllokimin e tërësishëm të importit nga Serbia
Bashmir Xhemaj, këshilltari politik i zëvendëskryeministrit, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në “Facebook” është deklaruar për taksën e mallrave 10% të vendosur për Serbinë dhe Bosnjën.
Sipas tij, Republika e Kosovës do të ishte e rrugës që t’ia bllokonte gjitha mallrat Beogradit zyrtar.
Xhemaj ka apeluar gjithë qytetarët që të nisin bojkotimin e produkteve të shtetit që po pengon Kosovën në proceset ndërkombëtare.
“Një nga ato ditët në punë kur ndihesh mirë me vendimet e qeverisë dhe sadopak ke kontribuar. I tillë është ai dje për të vendosur masa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. Megjithëse mendoj se duhet bllokuar në tërësi importin e tyre. Tani na takon edhe si qytetarë të bojkotojmë blerjen dhe konsumimin e tyre”, ka shkruar ai. /Indeksonline/