75 Mall Live Search
10:37 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Këshilltarja e Albulena Haxhiut: S’ju japin pushim nga puna, raportojeni menjëherë!

Këshilltarja politike e Ministres së Drejtësisë, Nazlie Bala, ka ftuar të gjithë gratë dhe burrat që t’i raportojnë rastet e moszbatimit të vendimit qeveritar për lirimin e njërit prind nga vendi i punës për përkujdesje fëmijësh.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka treguar edhe për veprimet që do të ndërmerren ndaj atyre që nuk e zbatojnë këtë vendim.

“Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhërave apo vendimeve të tjera të raportuara në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, DËNOHET ME BURGIM DERI NË 2 VJET”, ka shkruar Bala.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka apeluar qytetarëve që të mbajnë higjienën, ndërsa si edhe në shumë vende të tjera të botës, ka thënë se është mirë të evitohen përshëndetjet me duar.