Këshilltarja e Haradinajt: Ai momenti kur PDK-ja bën opozitë duke mbrojtë taksën 100%

Meliza Haradinaj-Stublla është befasuar me qasjen e PDK-së si parti opozitare në Kuvend duke mbrojtur taksën 100% të vendosur nga Ramush Haradinaj si kryeministër.
Këshilltarja e kryeministrit në largim ka bërë një status në Facebook duke shprehur çudinë me opozitarizmin e PDK-së.
“Ai momenti kur PDK-ja bën opozitë duke mbrojtë taksën 100%” shkruan Meliza në Facebook. Disa deputetë të PDK-së dhe kryetari Kadri Veseli e kanë paralajmëruar Albin Kurtin për taksën 100% ndaj Serbisë duke i bërë me dije se taksa duhet të mbetet./Indeksonline/