22:17 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Këshilltarja e Haradinajt: Ka ardhë koha me dashtë Kosovën

Këshilltarja politike e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se sukseset e Kosovës janë arrit gjithmonë me mospajtim nga Serbia.

Tutje ajo ka theksuar se arritjet janë ndalë atëherë kur jemi zmbraps , e që sipas saj sa më shumë suksese arrin Kosova, aq më shumë fronte i hapen Serbisë.

Meliza Haradinaj-Stublla ka folur rreth ‘triumfit’ të kryeministrit Haradinaj, ku renditi disa nga zhvillimet e fundit, si taksën, aprovimin e buxhetit dhe statutin e Trepçës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Triumfi i Kryeministrit Haradinaj

Pas një jave dramatike, bilanci politik është kështu:

1. Taksa kundër Serbisë qëndron stoikisht;

2. Aprovohet buxheti më i madh në historinë politike të Kosovës (2.37 bilionë euro), duke i paraprirë rritjes ekonomike prej 4.7% (më e larta në rajon);

3. Aprovohet statuti i Trepçës, që i hapë rrugë revitalizimit të gjigantit ekonomik të Kosovës, duke lënë pas përpjekjet e dështuara një-dekadëshe;

3. Alarmohet Serbia nga vendosmëria e Kosovës për të ecë sigurtë drejt konsolidimit shtetëror e ekonomik, duke shkelur agjendat e fshehura dhe të sposorizuara të idesë monstruoze të shkëmbimit/korrigjimit të kufirit.

Sukseset e Kosovës janë arritë gjithmonë me mospajtim nga Serbia. Arritjet janë ndalë atëherë kur jemi zbraps ne. Sa më shumë suksese arrin Kosova, aq më shumë fronte i hapen Serbisë. (Mos të harrojmë se zgjerimi në shumë fronte ua dobëson luftën.)

Vendi duhet të ecë përpara, pavarësisht gropave e barrierave përgjatë rrugës. Kosova e sotme është investim politik edhe i aleatëve, që ne të aftësohemi të funksionojmë si shtet i pavarur dhe sovran.

Çdogjë nën këtë vizion është rrezik që do të mobilizojë gjithmonë rreshtin e gjatë të ushtarëve mbrojtës, jo vetëm atyre politikë!

Ka ardhë koha me të dashtë Kosovë!