Këshilltarja e Kurtit-Pacollit: S’po të pengojmë të vish në Kosovë, por respekto rregullat sikur të tjerët

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Furtuna Sheremeti ka reaguar pas deklaratave të liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, se ajo nuk ka njohuri rreth demokracisë parlamentare.
Sheremeti tha se ka më tepër njohur se që duhet për të përsëritur se rregullat e vëna gjatë kohës së COVID-19 janë dhe duhet të vlejnë njësoj për të gjithë, transmeton Indeksonline.
“Askush nuk po të ndalon që të vish në Kosovë. Ne vetëm po kërkojmë nga ju që t’i respektoni rregullat e karantinës sikur të gjithë të tjerët”, shkroi ajo.
Në një prej publikimeve të tij në Twitter, Pacolli tha se një këshilltare e kryeministrit në largim Albin Kurti që ka “zero njohuri” për rolin e Parlamentit në demokraci.
“Qeveria ka lejuar që shumë kategori të përjashtohen nga rregullat, vendimet e ministrisë së Shëndetësisë e vërtetojnë këtë. Por një deputet që nuk e mbështet më këtë Qeveri është penguar”, shtoi ai./Indeksonline/
