15:11 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Këshilltarja e Osmanit, i reagon Kimete Berishës: Vjosa s’bleu tokë në kohë pandemie!

Egnesa Vitia, këshilltarja e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka reaguar analistes aktive në rrjetet sociale, Kimete Berishës, pasi kjo e fundit akuzoi kryeparlamentaren se ka blerë një parcelë toke në vlerë 100 mijë euro në kohë pandemie.

Berisha ka shprehur habinë e saj se si Vjosa Osmanit i ka shkuar ndërmend të blejë tokë në një vlerë aq të madhe në kohë pandemie e vdekjesh.

Mirëpo, Egnesa Vitia e ka demantuar përmes një komenti në Facebook.

“Se pari, deklarimi i pasurisë është për vitin 2019, pra gjithçka është ble ne vitin 2019, para se te fillonte pandemia. Se dyti, Znj Osmani, siç e dimë te gjithë, punon qe nga viti 1999 dhe deri tani ka jetuar ne banese 1 dhomeshe.  Pra nëse pas punës 20 vjeçare arrin me ble nje shtëpi (qe eshte ne ndërtim e sipër, siç po shihet ne formularin publik, po ende su ndertua) është e ulet nga ana juaj ta sulmoni nje politikane qe kurrë nuk ka keqpërdorë asnjë cent te taksapaguesve. Pikërisht tu i fute me një thes milioneret dhe ata qe pas kursimeve familjare 20 vjeçare arrijnë te blejnë prone, ju po i mbështesni e arsyetoni hajnat e kriminelet”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i Kimete Berishës

Kimete Berisha: LDK është indiferente ndaj vdekjes – LAJMI

‘There is new sheriff in town, sivjet e paska blé një copë tokë 100,000 €.

Në kohë pandemie e vdekje, i ka ra n’mend me llaskucu, me shku me ble tokë me maskë.

Tamam sherife modeste. Prijëse e kamur e fiseve primitive.

Prandaj, bota perendimore e ka pá qe 20-të vjet kush e udhëheq Kosovën, hajna e grabitçarë të pangopshëm, një vend që u çliru nga armiku për me ‘vra veten’, dhe prandaj perendimi po pendohet që na ka çliru dhe është duke na braktis.

Merkel nuk blen tokë 100 mijë £ në kohë krize globale e sherifja blen.
Pse ndodh kjo?
Qysh shpenzon njeriu normal në kohē varfërimi global?
Sepse as që e sheh si krizë, sepse e sheh veç veten, nuk sheh larg hundës së saj.

Prej se u çliru Kosova, pushtetet në përgjithësi e kanë plaçkit vendin.
Si me qenë pushtuese.

Pushtuesi serb na ka vra, pushtuesit shqiparë na kanë lënë pa bukë e pa të ardhme.

Na kanë çliru nga kriminelët serbë për me na ‘vra’ vetë.

Qysh u bënë kaq të pasur politikanët e shtetit më të varfër në Evropë!

Tjetra snobe, ministresha e jashtme, e paska ble një orë dore 11 mijë £.
Ngjite edhe një dhëmbë t’dukatit, po ta nin.

E gërditshme. Fukarallëk i madh shpirtnor.

P.S. Shumë jam nervoz.