Këshilltarja e presidentes Osmani: Serbia anti-SHBA, në mbrojtje të Maduros
Këshilltarja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke e akuzuar Serbinë për rreshtim me regjime autoritare dhe kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në rrjetet sociale, Hollaj komentoi reagimin e Vuçiçit pas ndërhyrjes së SHBA-së në Venezuelë, duke e cilësuar qëndrimin e tij si anti-amerikan dhe në mbrojtje të regjimit të Nicolas Maduros, të cilin ajo e quan “regjim narco-terrorist”.
“‘Anti-amerikan. Pro-Maduro. Kjo është zgjedhja e Serbisë. Pas ndërhyrjes së SHBA-së në Venezuelë, Vuçiç kundërshton Donald Trump duke pretenduar se “e drejta ndërkombëtare publike nuk ekziston më dhe rendi i OKB-së ekziston vetëm në letër”, ndërsa mbron regjimin narko-terrorist të Maduros”, ka shkruar Hollaj.


