15:06 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këshilltarja e Ramush Haradinajt, tregon se kush e bën agjendën e bisedimeve Kosovë-Serbi

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka treguar se kush e bën agjendën për bisedimet Kosovë-Serbi.

Duke publikuar ftesën e Brukselit, që iu është dërguar përfaqësuesit të Delegacionit për bisedimet me Serbinë, Avni Arifit, Haradinaj-Stublla ka dashur të heq dyshimet se kush e “dikton” agjendën e bisedimeve në Bruksel.

Ndryshe, sipas kësaj ftese bëhet e ditur se temat që do të diskutohen në këtë takim i cili do mbahet më 26 dhe 27 shkurt, janë themelimi i komunave me shumicë serbe, ura e Mitrovicës dhe energjia./Indeksonline/