20:53 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Këshilltarja e Vlora Dumoshit, Ardita Rrahmani kandidon për deputete në Kuvendin e Kosovës

Këshilltarja e ministres, Vlora Dumoshi, Ardita Rrahmani do t’i futet garës për Kuvendin e Kosovës.

Dega e LDK-së në Kaçanik ka caktuar që ajo të kandidohet për deputete.

Ajo këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social “Facebook”, transmeton IndeksOnline.

“Mundësi e jashtëzakonshme në rrethana jo të zakonshme.

E rritur dhe e bindur nga një familje qe beson në vlera të demokracisë dhe duke e parë rininë si opsionin më të mirë për të promovuar ato vlera e poashtu duke besu në alternativat e ofruara nga rinia dhe qarqet për rreth, sot e kam marr edhe një mbështetje edhe më të madhe nga njerëz qe ndajnë të njejtin mendim dhe kanë të njejtin vizion me mua të shpallë kandidaturën time për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në këto zgjedhje të 14 shkurtit.

Në jetë jo cdo gjë është e lehtë, po asgjë nuk është e pamundur kur punohet me përkushtim dhe vullnet. Falenderoj degën e LDK në Kaçanik,gjithësecilin antarë të saj për besimin dhe vlerësimin ndaj meje.Lidhja Demokratike e Kosovës është ajo cka ndër vite bën diferencën në shtet,dhe ajo në të cilën unë vazhdoj të besoj tash e sa vite.

Të prirë nga një njeri me vlera te mëdha, dalshim faqebardhë në këtë proces. Mbesim në lidhje”, shkroi ajo.

Ndryshe, Rrahmani, një vajzë ë re, njihet si aktiviste e zonja./IndeksOnline/