Këshilltarja e Vuçiqit: Liderët e BE-së na thanë se s’ka mundësi të jetë njohja në tavolinë

Suzana Vasiljeviq, këshilltare për media e Aleksandër Vuçiqit, ka thënë se delegacioni i Serbisë e dinte se nuk do të flitej për njohjen e Kosovës në Washington.
“Shërbimet tona të sigurisë kanë pasur paralajmërimin se një gjë e tillë do të jetë në dokument”, ka thënë ajo.
Këshilltarja e Vuçiqit thotë se ai ka folur me telefon paraprakisht me disa nga liderët e Bashkimit Evropian, duke u treguar për një gjë të tillë.
Sipas saj, nga Bashkimi Evropian, i kanë thënë Vuçiqit se ‘kjo nuk mund të ekzistojë në atë dokument dhe se aty do të flitet për çështje ekonomike”.
“E keni parë se edhe vetë i dërguari i posaçëm për dialogun i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka deklaruar se mund të përgatitet një befasi për delegacionin e Serbisë. Në fund e patë se çka ndodhi, ishte ajo pikë në doçument”, ka thënë ajo.
“Në atë moment që Vuçiqi e ka parë këtë pikë, më nuk e ka folur asnjë fjalë të vetme. Presioni ndaj delegacionit serb ka qenë i madh, sepse e ardhmja e vendit varej në dy shprehje: “Po” ose “Jo”, thotë ajo.