Këshlltari i Trumpit mbron Vuçiqin, pasi e sulmoi zyrtarja e MPJ-së ruse!

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, i doli në mbrojtje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit mori kritika nga rusët rreth qëndrimit (i ulur përballë Trumpit në karrige) në Shtëpinë e Bardhë.
O’Brieni ka shpërndarë një cicërim të ministrit të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili dënoi fyerjet e zëdhënëses së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, transmeton Indeksonline
Ia ke qëlluar: Shumica e njerëzve nuk maten me madhësinë e karriges në të cilën ulen, as me madhësinë e forcës në emër të së cilës flasin, por me madhësinë e guximit që në çdo karrige mbrojnë popullin e vet dhe miqtë.

Ndryshe, Zakharova ka kërkuar falje për postim në Facebook, në të cilin ajo krahasoi foton e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në një takim me presidentin amerikan Donald Trump me një skenë nga filmi “Basic instinct”.
Sidoqoftë, Zakharova nuk e humbi rastin për të goditur Shtetet e Bashkuara.

“Kërkoj falje, por postimi im u keqinterpretua! E vetmja gjë që u mbajt në të ishte refuzimi ndaj qëndrimit arrogant të ‘të jashtëzakonshmit’.”
“Truket e protokollit janë bërë një nga teknikat që zyrtarët amerikanë përdorin rregullisht për të krijuar artificialisht dukshmërinë e ekskluzivitetit të tyre. Dhe kjo është e papranueshme”, shkruan zëdhënësja ruse.