19:57 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kështu deklarohet Fatmir Limaj për hapjen e kufirit Kosovë-Shqipëri (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka komentuar nënshkrimin e 12 marrëveshjeve që u arritën sot mes Kosovës dhe Shqipërisë, në mbledhjen e 4-të të përbashkët që u mbajt në qytetin e Korçës.

Limaj në një intervistë për “Indeksonline” ka veçuar dy marrëveshje që sipas tij kanë rëndësi të madhe, e që u nënshkruan sot.

“Idea është që këto 12 marrëveshje të implementohen. Por, e rëndësishme është që e kemi nënshkruar një memorandum që do të mbikëqyrë implementimin e këtyre marrëveshjeve jo vetëm të sotme, por edhe ato të nënshkruara më herët. Marrëveshja për diasporën dhe marrëveshja që prej 1 janarit kalimi nga dy anët e kufirit të jetë më i lehtë, pa vështirësi dhe pa pritje të panevojshme”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në videon e mëposhtme mund të ndiqni intervistën e plotë të Limajt, të realizuar nga gazetari Alban Muhaxheri.