75 Mall Live Search
13:42 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / L A

Kështu do të duket fanella e re e Juventusit për sezonin 2025/26

Juventusi ka prezantuar fanellën e re për sezonin e ardhshëm 2025/26.

Fanella paraqet një ndryshim në dizajnin klasik, me vija të zeza dhe të bardha në gjerësi të ndryshme, ndërsa si stema e klubit ashtu edhe logoja e sponsorit bien në sy me ngjyrë rozë.

Detajet rozë mund të shihen në stemën e klubit, logon e “Adidas” dhe tre vija që zbresin poshtë shpatullave në shenjë njohjeje të traditave themeluese të klubit.

“Të krijuara për performancë dhe për t’u dhënë lojtarëve të klasit botëror besimin për të luajtur nën presion, fanellat e lehta përmbajnë teknologjinë më të fundit të adidas, e cila është krijuar në bashkëpunim të ngushtë me lojtarët gjatë gjithë procesit të zhvillimit”, deklaroi Juventusi në faqen e tyre zyrtare.

Ndërsa sa i përket këtij sezoni, Juventusi po lufton për të arritur kualifikimin në “Champions”, ku të cilët gjenden aktualisht në pozitën e 4-të në Serien A, me 64 pikë./IndeksOnline/