18:59 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Kështu do të duket rruga në qendrën historike të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar pamjen se si do të duket rruga në qendrën historike të Prishtinës.

Ai këto komente dhe pamjet i ka shpalosur në profilin e tij në Facebook.

Ahmeti ka theksuar sa projekti që u hartua sipas tij, nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova), do të mundësojë rikthimin e autenticitetit të kësaj rruge.

“Viti 2020 filloi me lajme të mira. Dritë e gjelbër për procedurat e prokurimit mbi rigjenerimin e rrugës Mehmet Kaçurri (Rruga Model) në qendrën historike të Kryeqytetit. Projekti i cili u hartua nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) do të mundësojë rikthimin e autenticitetit të kësaj rruge”, ka shkruar Ahmeti.