Kështu dukej Morena, para se t’i publikohej “lokacioni”!

Në këto ditë izolimi, rrjetet sociale i ka “kapluar” një sfidë e re.
Të famshëm dhe jo të famshëm u bënë pjesë e saj, ku duhet të publikojnë imazhe nga fëmijëria e tyre.
Pjesë e tyre u bë edhe modelja dhe këngëtarja kosovare, Morena Taraku.
Ajo iu përgjigj nominimit të një faqeje, dhe u dërgoi fotografi kur ishte e vogël.
Kujtojmë që kënga e fundit e Morenës është “Missed Call”./Indeksonline/
