14:07 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / k.v

Kështu duken anëtarët e ekipeve lëvizëse që mundësojnë votimin e personave me COVID-19

Në Podujevë është duke u zhvilluar procesi i zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kujdeset që gjithçka të shkoi në rregull.

Në këtë zonë sot ka edhe disa ekipe lëvizëse të KQZ-së që ua mundësojnë votimit personave të prekur me COVID-19, raporton IndeksOnline.

Në Podujevë ka dhjetëra të prekur me COVID-19 të cilët kanë të drejtë vote.

Kjo komunë është listuar në zonën e kuqe nga IKSHPK për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve./IndeksOnline/