75 Mall Live Search
09:38 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / FR

Kështu duken kamerat që do të përdoren në vendvotimet në veri më 21 prill

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përdorë për herë të parë kamera në vendvotime dhe atë me datë 21 prill në procesin që do të mbahet për shkarkimin e kryetarëve të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut.

Kamera të ngjashme do të përdoren edhe në proceset e ardhshme zgjedhore.

Këto kamera KQZ i ka huazuar nga KQZ e Shqipërisë dhe sipas njoftimeve “KQZ Shqiperi do të trajnojë dhe ofrojë ekspertizën teknike për Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës me qëllim implementimin e suksesshëm të kamerave monitoruese në Vendvotime për zgjedhjet që do të zhvillohen në Kosovë”.