13:53 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Kështu dukeshin mbrëmë në “Grammy Awards”, 3 këngëtaret shqiptare

Mbrëmë është mbajtur edicioni i 62-të i dhënies së çmimeve në muzikë “Grammy Awards 2020”.

Ndër emra të njohur në botë, të pranishme në ceremoni ishin edhe tri shqiptaret: Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Njomza.

Dua Lipa si një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare në botë, shkëlqente e veshur me fustan të bardhë.

Krujuesja e shumë hiteve, Bebe Rexha, kishte veshur me kostum të zi.

Ndërsa Njomza Vitia, shqiptarja e njohur e lindur në Gjermani por e cila po krijon karrierë në Amerikë, është bashkautorja e këngës “7 Rings” nga Ariana Grande, këngë e cila është nominuar në disa kategori në çmimet “Grammy Awards”. Njomza kishte zgjedhur të vishte një fustan të kuq. /Indeksonline/