Kështu duket aktori Bradley Cooper pas ndarjes nga modelja Irina
Ka qenë një nga lajmet më të përfolura në mediat rozë, ndarja e aktorit Bradley Cooper dhe modeles Irina Shayk shpejt pushtoi mediat, duke u komentuar shumë nga miliona fansa, shkruan Indeksonline.
Ndërsa tani të dy vazhdojnë jetën të vetëm, të paktën Irina jeton me vajzën e tyre Lea De Seine por herë pas here edhe Bradley e merr vajzën për të kaluar kohë me të.
E aktori së fundmi është shfaqur shumë më ndryshe në pamje, pas ndarjes aj shihet me një imazh tjetër.
Gjatë fundjavës, Bradley ishte parë nga TMZ duke kaluar ditën në Disneyland me vajzën e tij 2 vjeçare, Lea De Seine.
Me një pamje pak më ndryshe, vetëm me mustaqe Bradley dukej sikur kishte imituar imazhin e njohur të Disneyland ‘Mario’. /Indeksonline/

