75 Mall Live Search
18:17 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / LB

Kështu duket fytyra e Bebe Rexhes pas goditjes me telefon

Pas incidentit në koncertin e saj në New York ku një person i gjuajti me celular teksa po bënte shqiponjën, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka reaguar në Instagramin e saj.

Ajo ka postuar dy foto ku njëri prej syve duket i mavijosur dhe me 3 qepje.

 Bebe shkruan: “I’m good!”, duke konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Personi që e qëlloi me telefon në fytyrë këngëtaren Bebe Rexha thuhet se është arrestuar.

Kantautorja, 33 vjeçe, ishte duke kënduar në “The Rooftop at Pier 17” në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”, kur ajo u godit në fytyrë me një telefon.