75 Mall Live Search
23:09 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Kështu duket harta e Covid-19 momentalisht në Kosovë

IKSHPK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sontë është konfirmuar vetëm një rast i ri COVID19 dhe 15 persona të infektuar tashmë janë shëruar.

Deri më tani që nga 8 shkurti në Kosovë janë bërë gjithsej 12198  testime, nga këto me SARS-COV-2, pozitiv kanë rezultuar gjithsej 989, transmeton Indeksonline.

Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 769 , e ka pasur 29 viktima.

Momentalisht, raste aktive janë 191, derisa shkalla e vdekshmërisë është 3.1%.

Vetëm sot janë kryer 211 teste. Ndërsa përmes një harte, mund të shihni edhe vendbanimet me raste të COVID19.

Sipas kësaj harte (me autor Ylli Ferizi), komunat pa asnjë rast janë: Graçanica, Juniku, Shtërpca, Novobërda, Parteshi, Ranillugu.

Momentalisht, Ferizaj mbetet me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 134, më pas Prizreni me 94 raste e Prishtina që ka 84 raste./Indeksonline/