14:12 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kështu duket Klinika Emergjente e rinovuar në QKUK

Klinika Emergjente në QKUK tani duket tërësisht ndryshe. Me një investim gjysmë milioni euro është rinovuar e gjitha.

Videon e ndryshimit e ka publikuar Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

Ai ka thënë se me rinovimin e kësaj klinike, tani qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekët e infermierët të lumtur me kushtet e reja të punës

“Klinika Emergjente tani e transformuar!

Kjo është Klinika Emergjente e rinovuar me një investim prej 500.000 euro. Qytetarë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekë e infermierë të lumtur me kushtet e reja të punës.”, ka shkruar ministri Ismaili.