75 Mall Live Search
23:04 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / AR

Kështu duket me flokët e shkurtra Princesha Charlène

Princesha Charlène e Monakos i ka habitur të gjithë me pamjen e saj të re.

Duke i rruar flokët, ajo hapi diskutime të shumta gjatë një prezantimi të mbajtur në Francë, transmeton Indeksonline.

Ajo po i mban flokët të shkurtra në njërën anë, duke u shfaqur me një modë të re edhe pse mori kritika të shumta.

“Kjo prerje flokësh ishte vendimi im. Kam dashur ta bëj që një kohë të gjatë. Më pëlqen ky stil. Kjo është e gjitha “, tha princesha më herët për revistën javore franceze Point de Vue . Fëmijët mendojnë se është e bukur, kjo është gjithçka që ka rëndësi pasi edhe bashkëshortit gjithashtu po i pëlqejnë. Ka gjëra më të rëndësishme në botë për të folur sesa modeli im i flokëve ” tha ajo.

Ja disa pamje të shpërndara nga Monegasque dhe media franceze./Indeksonline/