Kështu duket “modernizimi” i FSK-së: Prishet autobusi që i transportonte, ushtarët e shtyjnë në mes të rrugës

Një autobus që po transportonte ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës është prishur dje në mes të rrugës në qytetin e Ferizajt.
Kjo ka bërë që ushtarët të ndërhyjnë e ta shtyjnë autobusin për disa metra, deri te një servis i afërt, për ta dërguar në riparim.
Ky rast shihet si pasqyrim i gjendjes reale me të cilën po përballen pjesëtarët e FSK-së.
Pavarësisht “investimeve milionëshe” që po bëhen në modernizimin e ushtrisë, kushtet bazike të ushtarëve mbeten të mjerueshme.
Shpeshherë në media raportohet për kushtet të rënda në të cilat punojnë ata, gjë për të cilën nuk kanë reagim institucionet e vendit.
